Kosova renditet e 47-ta në matematikë dhe e 55-ta në shkencë sipas vlerësimit ndërkombëtar TIMSS

para 48 dite

Rezultatet e fundit nga TIMSS 2023 (Trends in International Mathematics and Science Study), një vlerësim ndërkombëtar për njohuritë në matematikë dhe shkencë, janë publikuar, duke zbuluar performancën e nxënësve të klasave të katërta në 58 shtete pjesëmarrëse.

Kosova renditet e 47-ta në matematikë dhe e 55-ta në shkencë sipas vlerësimit ndërkombëtar TIMSS

Kosova, që për herë të parë merr pjesë vetëm me nxënës të klasës së katërt, ka shënuar rezultate modeste. Në matematikë Kosova u rendit në vendin e 47-të me 451 pikë, ndërsa në shkencë në vendin e 55-të me 403 pikë.

TIMSS është një vlerësim ndërkombëtar i realizuar nga Organizata Ndërkombëtare për Vlerësimin e të Arriturave në Arsim (IEA), që mat trendet e njohurive në matematikë dhe shkenca natyrore. Testimi zhvillohet çdo katër vjet dhe përfshin nxënës të moshave të reja për të analizuar aftësitë bazë që ata zotërojnë. Në Kosovë, ky vlerësim u organizua nga 27 maji deri në qershor 2023.

Rezulatet tona ishin nën mesataren ndërkombëtare (500 pikë) dhe në krahasim me vendet fqinje, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë dhe Shqiperinë, Kosova renditet e fundit.

Etiketat

Ofertat e fundit