Kosova pranon 500 mijë dollarë ndihmë nga Amerika, në luftën kundër Covid-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar Kosovën edhe me 500 mijë dollarë në luftë kundër koronavirusit.

Ambasadori amerikan në Kosovë përmes një videoje tha: “Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka njoftuar një pako globale ndihmëse të re të Departamentit të Shtetit dhe USAID-it për t’u përballur me koronavirusin. Për Kosovën kjo pako shton edhe 500 mijë dollarë për ato 1.1 milionët e zotuar nga SHBA-ja për të përkrahur Kosovën përballë koronavirusit”.

Më herët SHBA-të e kanë ndihmuar Kosovën me 1.1 milionë dollarë.