Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrur pjesë në një konferencë “Dialogu publiko-privat”, ku është diskutuar rreth ekonomisë dhe ndërmarrësisë së Kosovës.
Sipas Veselit, shteti i Kosovës po rrezikohet nga fakti që rinia mund ta lëshojë vendin, po ashtu ai tha se Kosova është duke u përballur me rëndim demografik.
Po ashtu gjatë konferences ai tha se, Kosovës i duhet shtimi i natalitetit dhe ndihma e diasporës. Kosovës duhet që këta ndërmarrës t’i sjellim në Kosovë.
“Kosova na u rrezikohet nga fakti që rinia jonë mund ta lëshojë vendin tonë. Ne mund të kemi një rëndim demografik. Pra mund të jemi për 100 mijë ose 200 mijë banorë. Pra Kosovës i duhet shtimi i natalitetit dhe ndihma e diasporës. Kosovës duhet që këta ndërmarrës t’i sjellim në Kosovë”, tha Veseli.Sipas Veselit, edhe diaspora ka nevojë për institucionet shtetërore të Kosovës.