Kosova po e shkatërron tregtinë e Serbisë nga 40 Milionë në 300.000

25.12.2018

Me këtë titull gazeta serbe “Nezavisne novine” prezanton të dhënat se nga vënia e taksës 100 për qind në Kosovë ka arritur mall nga BeH dhe Serbia me vlerë të përgjitshme 290.000 euro. Gazetat Serbe po ashtu edhe të Kosovës krahasuan të dhënat me ato të periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, kur sipas […]

Kosova po e shkatërron tregtinë e Serbisë nga 40 Milionë në 300.000 Foto: Ilustrim

Me këtë titull gazeta serbe “Nezavisne novine” prezanton të dhënat se nga vënia e taksës 100 për qind në Kosovë ka arritur mall nga BeH dhe Serbia me vlerë të përgjitshme 290.000 euro.

Gazetat Serbe po ashtu edhe të Kosovës krahasuan të dhënat me ato të periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, kur sipas Doganës së Kosovës kjo shumë ka qenë 40 milionë euro.

Citohet zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci t’i ketë thënë agjencisë Srna se blerja e mallit nga BeH e Serbia nga 21 nëntori, kur është vënë taksa prej 100 për qind, ka rënë në minimun, sepse aktualisht importohen vetëm lëndë të para.

Malli nga Serbia është zëvendësuar me mall kryesisht nga Italia, Turqia e Kroacia, ndërsa në rafte të dyqaneve ka edhe mall nga Greqia e Bullgaria. Gjithastu Stavilevci tha se në dhjetor janë dhënë 145 deklarata doganore në mallin nga Serbia në vlerë të përgjithshme prej 250.509 euro dhe 29 deklarata në mallin nga BeH me vlerë 41.059 euro.

Sipas të dhënave të doganës, nga vendkalimi kufitar në Jarinjë, Dheu i Bardhë e Merdare, janë kthyer disa dhjeta kamionë, sepse nuk e kanë pasur shenjën e duhur e vendit importues.