Të shtunën pritet të depërtojë një front i ftohtë që do të sjellë reshje lokale shiu, shqote dhe bore.
Reshjet do të fillojnë që në orët e para të ditës dhe gjatë pasdites pritet të humbasin intensitet dhe shtrirje, duke mbetur të izoluara në disa zona, kryesisht në ato malore.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 15-37 km/h. Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, me minimalet që do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 1 deri në 7°C.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masa paraprake për të përballuar motin e ftohtë dhe reshjet e dendura.