Kosova paralajmëronë taksë edhe ndaj Shqipërisë e Maqedonisë

Në debatin për efektët e taksës 100 përqind ndaj Serbisë dhe Bosnjës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka paralajmëruar taksë edhe për shtetet tjera të rajonit.

Ai ka përmendur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dy vendet ndaj të cilave prodhuesit kosovarë kanë ankesa për disa taksa të vëna ndaj tyre.

“Unë veç i kam paralajmëruar MSA-në, për vendet tjera dhe Kosova do të ketë qasje të njëjtë me të gjitha vendet e CEFTA-së. Në dy takimet me Qeverinë e Shqipërisë kemi kërkuar largimin e dy taksave ndaj Kosovës dhe të mos bëhet biznes në Kosovë”, citohet të ketë thënë Shala, shkruan EO.

“Edhe për Maqedoninë kemi shqetësim nga prodhuesit kosovare sepse së fundi u është ndaluar  eksporti i prodhimit të lëndës së parë të peshkut. MTI është e gatshme të marra masa të caktuara ndaj shteteve të caktuara varësisht nga kërkesat e prodhueseve kosovarë”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.