Kosova nuk i pranon të pavaksinuarit, nga sot kërkohet certifikata me dy doza

03.01.2022

Në muajin dhjetor të vitit që lamë pas, Qeveria e vendit kishte miratuar masat e reja anti-COVID, ku në mesin e tyre një pikë e këtij vendimi ishte lënë për datën 3 janar 2022. Sipas vendimit të marrë nga Qeveria e Kosovës, në kuadër të masave anti-COVID, për të hyrë në Kosovë, secili person duhet […]

Kosova nuk i pranon të pavaksinuarit, nga sot kërkohet certifikata me dy doza Foto: Certifikata e vaksinimit / Çlirim Gashi

Në muajin dhjetor të vitit që lamë pas, Qeveria e vendit kishte miratuar masat e reja anti-COVID, ku në mesin e tyre një pikë e këtij vendimi ishte lënë për datën 3 janar 2022.

Sipas vendimit të marrë nga Qeveria e Kosovës, në kuadër të masave anti-COVID, për të hyrë në Kosovë, secili person duhet që të posedojë certifikimin e vaksinimit me dozat anti-COVID.

Ndryshe, personat që nuk i kanë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, mund të vaksinohen në aeroportin “Adem Jashari” si dhe në pikat kufitare, Merdare, Vermicë, Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit.

Kujtojmë se, sipas masave kundër COVID-19 që janë në fuqi, lëvizja e qytetarëve në vend lejohet nga ora 05:00 e mëngjesit, e deri në orën 00:00 të mesnatës.

Ndërkaq, gastronomisë i lejohet puna deri në ora 23:00, kurse muzika lejohet deri në orën 21:30.