Kosova ngecje në zbatimin e ligjit për barazi gjinore

19.03.2019

Republika e Kosovës, edhe pse ka ligj për barazi gjinore, ka ngecje në zbatimin e atij ligji, qysh në fillim vërehet kjo ngecje, duke u vë në pah nevoja për më shumë gra në politikë në vendin tonë. Këto ngecje u shprehën gjatë një takimi të Rrjetit të Grave të Kosovës, “Fuqizimi i pjesëmarrjes së […]

Kosova ngecje në zbatimin e ligjit për barazi gjinore Foto: Ilustrim

Republika e Kosovës, edhe pse ka ligj për barazi gjinore, ka ngecje në zbatimin e atij ligji, qysh në fillim vërehet kjo ngecje, duke u vë në pah nevoja për më shumë gra në politikë në vendin tonë.

Këto ngecje u shprehën gjatë një takimi të Rrjetit të Grave të Kosovës, “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në politikë”, ku thuhet se fjala fuzimi i vajzave dhe grave nënkupton fuqizimin e tërë shoqërisë.

Igballe Rogova, Drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, ku theksoi se të gjitha këto takime të shumta të realizuara viteve të fundit në shumë Komuna të Kosovës, janë zhvilluar falë lobimit të grave.

Ajo tha se: “Ne kemi menduar që të bëjmë një projekt 4-vjeçar. Synimi kryesor është fuqizimi i grave në politikë. Për ndryshim, na duhet të ketë gra në vendimmarrje”.

Por, të përkushtuar për rritjen e përqindjes së grave në Politikë nuk janë vetëm Rrjeti i Grave të Kosovës, por është edhe Annette Fath Lihic nga Zyra e Përfaqësueses së Posaçme të BE-së në Kosovë, ku theksoi se edhe ne do të ndihmojmë në rritjen e përqindjes së grave në politikë.

Sepse sipas Annette Fath Lihic, solidariteti mes grave është thelbësor.

“Falë këtij projekti, sot kemi rezultatet e para që më bënë të lumtur. Kjo është në vazhdim me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, sepse fuqizimi i grave është çështje qenësore. Korniza për barazinë gjinore në Kosovë është formuar mirë, por problemi qëndron te zbatimi. Duhet të shfrytëzoj këtë mundësi që të thërras autoritet kosovare që të mbyllin këtë hapësirë mes zbatimit dhe legjislacionit”, tha ajo.