Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga -4°C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga -2°C deri në 2°C. Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi 1-5 m/s.

IHMK ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë kësaj periudhe, për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të mundshme të borës.

“Rekomandohet që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të përgatitur për kushtet e motit të vështira. Është e rëndësishme të vishen ngrohtë dhe të shmangin daljet e panevojshme gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.