Kosova në prag të shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Kosova mund të jetë në prag të shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme.

“Jemi duke shkuar drejt Gjendjes së Jashtëzakonshme. Sonte kam pasë takim me Komitetin për Menaxhimin e Covid-19 ku kemi diskutuar shumë hapur. Mund të jetë vendim shumë jopopullor, por jam i gatshëm që të shkoj në ekstreme për ta ruajtur jetën e qytetarëve”.

Hoti në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se Këshilli i Sigurisë do të mblidhet të dielën ku edhe pritet të vendoset nëse duhet të shpallet Gjendja e Jashtëzakonshme ose jo.

“Të dielën e kam thirrur takimin tjetër të Komitetit për Menaxhimin e Covid-19 për të bërë vlerësimin shtesë të situatës me disa informata që kemi kërkuar të mbledhin dhe t’i vlerësojnë institucionet shëndetësore dhe të tjerat të përfshira. Pas asaj e kam ftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të diskutuar nëse duhet të shqyrtojmë shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme”.

LEXO EDHE:  Zvicra bën afër 8 mijë teste në ditë, raste pozitive më pak se Kosova

“Kuvendi e merr vendimin përfundimtar. Ne do të vlerësojmë nëse duhet të shkojmë drejt shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme për të ruajtur jetën e qytetarëve, sepse besoj që ajo është mbi të gjitha:”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.