Kosova në mesin e 7 vendeve të Evropës që kanë menaxhuar më së miri situatën epidemiologjike

Ministri i Shëndetësisë, duke njoftuar për numrin e rasteve në 24 orët e fundit, ku nuk u shënua asnjë viktim, ka thënë se Kosova, në dy javët e fundit ka hyrë në mesin e 7 vendeve të Evropës që kanë menaxhuar më së miri situatën epidemiologjike.

“Po vazhdojmë të jetojmë me një realitet të ri të krijuar që nga marsi i këtij viti e do të vazhdojmë të jetojmë me të edhe për disa kohë sepse askush në botë nuk e ka të qartë deri kur do të kemi pandemi.

Deri te kjo situatë e menaxhueshme që e kemi, e kemi arrit së bashku, duke marrë përgjegjësi, por edhe duke ndarë ato me akterët tjerë të rëndësishëm për luftimin e Covid 19.

Tashmë jemi dëshmitar që në dy javët e fundit, jemi në mesin e 7 vendeve të Evropës që kanë menaxhuar më së miri situatën epidemiologjike. Ky është motiv shtesë për punën dhe angazhimin e mëtejmë të gjithësecilit.

Kjo situatë e menaxhueshme është duke i dhënë mundësinë që planet dhe strategjitë t’i përgatisim në mënyrë të shpejtë për fazën tjetër, të vjeshtës dhe dimrit për parandalimin e infektimit me COVID-19″ ka shkruar Zemaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.