Kosova mikpritëse, KFOR marshoi me mbi 800 ushtarë për ”DANCON”

para 59 dite

Sot, kontingjenti danez i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, organizoi “DANCON March”, një traditë e forcave të armatosura daneze që daton që nga viti 1972 për të nderuar veteranët e lënduar.

Kosova mikpritëse, KFOR marshoi me mbi 800 ushtarë për ”DANCON”

Në marsh morën pjesë më shumë se 800 ushtarë të cilët shërbejnë në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO.

“Sfida konsistonte në një marshim terreni prej 17 km, ku individët mbanin një ngarkesë prej 10 kg.

Rruga nisi nga kampi Novo Selo në Maxhunaj, duke lëvizur nëpër kodrat dhe fshatrat e bukura përreth dhe përfundonte në pikën fillestare. Ishte një mundësi e shkëlqyer për pjesëmarrësit për të mbështetur një kauzë të mirë, duke mbledhur fonde për veteranët danezë të lënduar. Garuesi i parë e përfundoi kursin për pak më pak se një orë e gjysmë”.

DANCON March është një marshim i organizuar nga Forcat e Armatosura të Danimarkës që zhvillohet tradicionalisht nga ushtarët danezë që shërbejnë jashtë vendit në misione paqeruajtëse dhe ushtarake.

”DANCON” është shkurtim për “Danish Contingent” (Kontingjenti Danez).

Ky marshim u mbajt për herë të parë në vitin 1972 dhe që atëherë ka qenë një aktivitet i njohur jo vetëm për trupat daneze, por edhe për ushtarët e vendeve të tjera që bashkohen në misionet ndërkombëtare.

LEXO EDHE:  Akuza për shpenzime të tepruara dhe mungesë angazhimi për Swisscoy në Kosovë

Marshimi zakonisht përfshin një distancë prej 25 kilometrash, dhe pjesëmarrësit e kalojnë atë me pajisje ushtarake, shpesh me një peshë të caktuar në shpinë. Për shumë ushtarë, marshimi është një test i qëndrueshmërisë fizike dhe morale, por ai ka gjithashtu edhe një element simbolik të bashkimit dhe solidaritetit ndërmjet ushtarëve që shërbejnë në zona të tensionuara apo të rrezikshme.

Veç Kosovës, DANCON March është zhvilluar në vende të ndryshme si Afganistan, Liban dhe të tjera zona ku trupat daneze kanë qenë të stacionuara.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojnë në koordinim të ngushtë.

Etiketat