Kosova me më së paku vdekje trafiku në Ballkan

27.04.2021

Pavarësisht aksidenteve fatale që raportohen në Kosovë del që vendi ynë është vendi me më së paku aksidente të tilla për 1 milion banorë. Sipas një raporti “Fatalitetet për vitin 2020 – Statistikat vjetore për Ballkanin Perëndimor”, Kosova po del të jetë më e mira. Raporti krahasues i statistikave të aksidenteve në trafik për Ballkanin […]

Kosova me më së paku vdekje trafiku në Ballkan Foto: Ilustrim

Pavarësisht aksidenteve fatale që raportohen në Kosovë del që vendi ynë është vendi me më së paku aksidente të tilla për 1 milion banorë.

Sipas një raporti “Fatalitetet për vitin 2020 – Statistikat vjetore për Ballkanin Perëndimor”, Kosova po del të jetë më e mira.

Raporti krahasues i statistikave të aksidenteve në trafik për Ballkanin Perëndimor, nxjerr Kosovën me më së paku vdekje për 1 milion banor; për vdekjet në aksidentet e trafikut rrugor për vitin 2020 dhe krahasimin 2010-2020 për 1 milion banorë, vërehet se Kosova krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka më së paku vdekje.

Këto statistika janë marrë në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë e Hercergovinë, Maqedoninë e Veriut , Mali i Zi dhe Serbia.