Kosova me dy kushte për pezullim të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës

Qeveria e Kosovës, i vendosi taksë mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovina, por SHBA-ja ka kërkuar që të pezullohet taksa, kurse Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka pranuar taksa të hiqet deri sa Serbia do ta njehë shtetin e Kosovës, po ashtu Kosova i vendosi dy kushte për shtetin serb për heqjen e taksës.

Autoritetet në Prishtinë aktualisht po mbajnë dy lloj kushtëzimesh për pezullimin e tarifës doganore 100 për qind që Qeveria e Kosovës u ka vendosur importeve nga Serbia e Bosnjë e Hercegovina.

Në koalicionin qeverisës, nuk ka një qëndrim të harmonizuar rreth pezullimit të tarifës, kërkesë kjo e shprehur qartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Kadri Veseli, kryeparlamentari i Kosovës, vendosi kushtet për pezullimin e tarifës për 120 ditë, ndërsa kushti i kryeministrit të Kosovës, është njohja e Kosovës si shtet nga Serbia, si kusht për pezullim të taksës apo shfuqizimin e saj.

Sipas Kadri Veselit, tarifa doganore është vendosur për të mirën e shtetit tonë, dhe kjo nuk guxon të kthehet kundër saj.

Po ashtu, Veseli rreth arsyës së taksës tha se: “E kemi vendosur tarifën 100 për qind mbi produktet dhe mallrat serbe për shkak se Serbia na ka imponuar një masë të tillë dhe tarifa do të qëndrojë”.

Veseli tha se edhe nëse pezullohet taksa, do të pezullohet vetëm për 120 ditë, dhe është propozimi konkret duke u bazuar në kërkesën e Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa, ai tha se pezullimi i taksës do të jetë vetëm masë e përkohshme, po ashtu institucionet e Kosovës të mos lejojnë hyrjen e mallrave serbë në Kosovë me mbishkrimin “Kosovë e Metohi”.

Lidershipi në Beograd ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me heqjen e tarifës. Pezullimi i tarifës për t’i dhënë mundësi dialogut, është kërkuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Me këtë kërkesë, është pajtuar edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili në një bisedë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini ka kumtuar se duhet eliminuar preteksti që po përdorë Serbia, në mënyrë që dialogu të vazhdojë.

Kurse, Komisionari Hahn ka thënë se ka biseduar me presidentine Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe se në detaje i ka njoftuar me propozimin e tij.

Komisioneri Hahn deklaroi se: “Unë jam i gatshëm që ta drejtoj këtë bisedë dhe kjo do të ishte bazë për të supozuar që është i mundur vazhdimi i dialogut i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini”.

Po ashtu edhe Glauk Konjufca, tha se Qeveria e Kosovës, do të bënte një gabim të madh nëse heq taksën doganore pa u arritur qëllimi.

Glauk Konjufca tha se: “Nëse kryeministri e vëren që nuk po mund të qëndrojë përball presioneve, mund të hyjë në pazare të cilat mund t’i shpërfaqë si fitore alternative. Ti e vendos një qëllim që nuk mund ta realizosh, por e transferon atë qëllim në një qëllim tjetër dhe e shpall si fitore. Nëse kanë hyrë në negociata për fusnota apo për një diçka tjetër, nuk e përjashtoj këtë mundësi, që edhe kjo të jetë një pako e pazareve të përgjithshme edhe më Bashkimin Evropian”.

RAPORTO