Kosova me çmimet më të larta në rajon të produkteve ushqimore

02.01.2019

Në muajin Nëntor, Kosova i vendosi taksë 100% ndaj produkteve që kanë prejardhje nga Serbia e Bosnja, por këto shtete që e rrethojnë Kosovën kanë çmime më të ulëta se sa shteti i Kosovës, ku thuhet se Kosova ka çmime më të larta të produkteve. Duke krahasuar produktet e njejta në katër vende: Prishtinë, Tiranë, […]

Kosova me çmimet më të larta në rajon të produkteve ushqimore Foto: Ilustrim

Në muajin Nëntor, Kosova i vendosi taksë 100% ndaj produkteve që kanë prejardhje nga Serbia e Bosnja, por këto shtete që e rrethojnë Kosovën kanë çmime më të ulëta se sa shteti i Kosovës, ku thuhet se Kosova ka çmime më të larta të produkteve.

Duke krahasuar produktet e njejta në katër vende: Prishtinë, Tiranë, Preshevë dhe Shkup, doli e vërtetuar se në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë janë çmimet më të larta të atyre produkteve.

Pavarësisht se këto vende të lartë cekura radhiten me shkallë të papunësisë së lartë, çmimet e ushqimeve janë pothuajse të njejta me ato shtete tjera të Evropës.

Për ta vërtetuar këtë fakt, ekipi i portalit informativ KosovaPress bëri një hulumtim, ku u vërtetua se ushqimet bazë si: vaji, sheqeri, kripa, mielli, vezë, kafe, qumësht, domate dhe qepë këto produkte ky ekip i ka blerë në Prishtinë, Tiranë, Preshevë, dhe Shkup, dhe çmimet më të larta të këtyre produkteve kanë qenë në Prishtinë.

1 litër vaj, një pako sheqer, miell, kripë, ve, kafe, qumësht, domate dhe qepë, kanë kushtuar 8 euro e 66 cent, në njërën nga marketet e kryeqytetit.

Qytetarët e kanë shumë të vështirë që ti përballojnë këto çmime me pagat që ata kanë. Hasan Syla nga Prishtina, tha se pagat mujore që i kanë qytetarët e Kosovës, është vështirë që të mbijetojnë.

“Çmimet në krahasim me rrogat që i kemi janë të larta. Ne i kemi çmimet të barabarta me gjashtë shtetet e Evropës që janë. I kemi disa çmime të barabarta me ta. Kurse rrogat i kemi shumë më të ulta se ata… Ne i përballojmë po qysh i përballojmë, ne 30 për qind nuk mundemi me i përballu. Nuk përballohen me 75 euro me 150 euro. Një person i shpenzon ato, jo familja ”, ka thënë Hasan Syla.