Kosova me 3534 raste aktive dhe 457 të vdekur nga COVID-19

Numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Megjithatë në javën e fundit është shënuar një rënie e lehtë e rasteve.

Po ashtu edhe numri i të shëruarve është rritur dhe vetëm ditën e djeshme janë shëruar 197 pacientë.

Deri më tani numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 8.346, kurse numri i rasteve aktive është 3.534.

Nga fillimi i pandemisë me 13 mars kur edhe u shënuan rastet e para me koronavirus, Numri total i rasteve pozitive është 12.337 nga 46.907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 457 raste të vdekjes.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.