Kosova me 10 mijë vdekje brenda vitit

Bazuar në zyrat e gjendjes civile, për një vit kanë vdekur 9991 persona.

Në një raport të Agjencisë së Statistikave lidhur me vdekjet në Kosovë, bëhet e ditur se nga vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë, në vitin 2018, 8998 vdekje kanë ndodhur në vendin tonë, ndërsa vdekjet të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 993, që në total bëjnë 9991 vdekje.

Nga gjithsejtë vdekjet e raportuara të ndodhura vetëm në Kosovë, 4959 janë meshkuj apo 55.1% dhe 4039 janë femra apo 44.9%, transmeton Indeksonline.

Sipas këtyre statistikave, 42.9% e rasteve të vdekjeve kanë ndodhur në institucione shëndetësore, ndërsa 55.3% kanë ndodhur në shtëpi dhe 1.8 në vend tjetër.

Sipas komunës ku ka ndodhë ngjarja, Prishtina zë vendin e parë me 2531 raste të vdekjeve apo 25.3%, vendin e dytë Prizreni me 995 apo 10% , të tretin Peja 665 apo 6.7% etj. 79.9% e të vdekurve janë të moshës 60 e më shumë vjeç.

Vdekje të dhunshme në vitin 2018 janë raportuar gjithsej 177 raste apo 1.9%. Kurse, fatkeqësi 129 apo 72.9%, vetëvrasje 27 apo 15.3% dhe vrasje 21 apo 11.9%.

Tek fatkeqësitë dhe vrasjet dominon mosha 20-49 vjeç edhe te meshkujt edhe te femrat, ndërsa tek vetëvrasjet dominon mosha 50 e më shum si te meshkujt ashtu edhe te femrat.

Foshnje të vdekura për vitin 2018 u raportuan gjithsej 242, dhe pjesëmarrja e tyre në gjithsej të vdekur është 2.7%. Meshkuj 134 apo 55.4%, Femra 108 apo 44.6 %.

Foshnje të vdekura deri 6 ditë kanë qenë 147 apo 60.7.%, 7 deri 27 ditë kanë qenë 50 apo 20.7% dhe 28 ditë deri në 1 vjet kanë qenë 45 apo 19%.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.