Sot Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim anëtaren e Senatit të Francës, Helen Conway-Mouret, ku edhe u bisedua për zhvillimet në Kosovë si dhe në rajon.

Presidenti Thaçi gjatë takimit me Senatoren Helen Conwa-Mouret është shprehur se Kosova e ka zhvilluar një proces elektoral të shkëlqyeshëm dhe se tani po pritet formimi i qeverisë së re.

“Kosova ka një demokraci të avancuar”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve pret që shpejt të formohet qeveria që do të shtyjë përpara proceset e rëndësishme për Kosovën.

Derisa foli për proceset e rëndësishme për Kosovës, presidenti Thaçi tha se Kosova pret përkrahje më konkrete nga Bashkimi Evropian (BE).

Po ashtu Thaçi tha se Republika e Kosovës i ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave dhe se pret vendim meritor nga BE si dhe nga shtetet anëtare të BE-së.

Senatorja Conway-Mouret u shpreh se Franca përkrah perspektivën evropiane të Kosovës dhe të tërë Ballkanit Perëndimor.

Dhe në fund të takimit presidenti Thaçi tha se Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç se të vazhdojë të angazhohet për të realizuar aspiratën për t’u bërë anëtare e BE-së.