Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë

16.05.2022

Sanksionet e reja kundër Rusisë u prezantuan në prill nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa Qeveria miratoi sanksionet e koordinuara me BE-në dhe SHBA-të. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka treguar se çfarë përfshijnë këto sanksione. Bislimi ka bërë të ditur se sanksionet e reja kundër Rusisë dhe Bjellorusisë kanë të […]

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë Foto: Ilustrim

Sanksionet e reja kundër Rusisë u prezantuan në prill nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa Qeveria miratoi sanksionet e koordinuara me BE-në dhe SHBA-të.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka treguar se çfarë përfshijnë këto sanksione.

Bislimi ka bërë të ditur se sanksionet e reja kundër Rusisë dhe Bjellorusisë kanë të bëjnë me ngrirjen e aseteve në Kosovës të individëve apo edhe entiteteve të sanksionuara, po ashtu ndalim të qasjes dhe operimit në treg si dhe ndalim të udhëtimit dhe fondeve.

Kosova me sanksionet e reja ndaj këtyre dy shteteve ndalon çdo ndërmarrje të transportit rrugor rus apo bjellorus, me disa përjashtime.

Gjithashtu Qeveria e Kosovës ka ndalur edhe importin e qymyrit nga Rusia apo edhe nga shtetet që blejnë nga shteti rus.

Shteti i Kosovës ka vendosur edhe masa kufizuese të ngjashme kundër grupit “Wagner”, ky një entitet ushtarak privat me bazë në Rusi.

“Aktivitetet e këtij entiteti janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, tha Bislimi para miratimit.

Paraprakisht, Ekzekutivi miratoi një projektligj për ta mundësuar zbatimin e sanksioneve të reja kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

Qeveria ka bërë edhe shqyrtimin e propozim-vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me marrjen e masave restriktive për terrorizëm ndaj ISIS dhe Al-Qaeda dhe personave fizikë dhe juridikë, subjekteve ose strukturave të tjera të lidhura me to.