Kosova i vendos reciprocitet Serbisë, s’ka më njohje të pasaportave

06.08.2019 / Lajme
Institucionet e Kosovës kanë vendosur reciprocitet ndaj Serbisë sa i përket lëvizjes së qytetarëve nëpër pikat e kalimit kufitar.
Burimet e Indeksonline kanë thënë se Policia Kufitare e Kosovës tani nuk po lejon udhëtimin e serbëve me pasaportë, njëjtë sikurse nuk lejojnë as autoritetet serbe.
Për të hyrë ose dalë nga Kosova, qytetarët serb duhet të posedojnë letërnjoftim pasi që pasaportat e tyre nuk po njihen nga shteti i Kosovës.
Fëmijët, në mungesë të letërnjoftimeve duhet të posedojnë certifikatat e lindjes.
Reciprociteti 100% është duke u zbatuar deri në reflektimin e palës serbe.
Kosova dhe Serbia, në vitin 2011 kanë arritur marrëveshje për lëvizje të lirë në Bruksel, mirëpo pala serbe nuk e zbatoi atë asnjëherë.
Të fundit
5 orë më parë / Lajme
Sot shënohet Dita e të Drejtave të Pacientëve, kërkohet sigurimi i vaksinave