Kosova i kërkon Italisë mjekë të reanimacionit dhe anesteziolog

31.08.2020

Ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj sot është takuar me Ambasadorin e Italisë, z. Nicola Orlando. Zemaj ka njoftuar se në këtë takim me z.Nicola Orlando kanë biseduar për bashkëpunim mes Kosovës dhe Italisë. Zemaj gjithashtu ka kërkuar nga Italia që të dërgojë në Kosovë profesionistë shëndetësorë, veçmas mjekë të reanimacionit dhe anesteziolog. Me Ambasadorin e […]

Kosova i kërkon Italisë mjekë të reanimacionit dhe anesteziolog Foto: Ilustrim

Ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj sot është takuar me Ambasadorin e Italisë, z. Nicola Orlando.

Zemaj ka njoftuar se në këtë takim me z.Nicola Orlando kanë biseduar për bashkëpunim mes Kosovës dhe Italisë.

Zemaj gjithashtu ka kërkuar nga Italia që të dërgojë në Kosovë profesionistë shëndetësorë, veçmas mjekë të reanimacionit dhe anesteziolog.

Me Ambasadorin e Italisë, z. Nicola Orlando biseduam për bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve, veçanërisht për bashkëpunimin në këtë fushë në mes të shteteve të rajonit të Ballkanit, si dhe për masat e ndërmarra nga ana jonë për menaxhimin e situatës epidemiologjike.

Zemaj ka njoftuar Ambasadorin se Kosova është duke rritur kapacitetet për t’u ballafaquar me Covid19.


Kërkova që Italia të na ndihmojë duke na dërguar profesionistë shëndetësor, veçanërisht mjekë të reanimacionit, anesteziolog, që me përvojën e tyre të na mbështesin në këtë kohë të pandemisë.
Javë më parë ne kemi bërë marrëveshje përkatëse me palën italiane për sjelljen e disa mjekëve në Kosovë për të ndihmuar në përballje me Covid19, ka njoftuar Zemaj.

Gjithashtu Armend Zemaj ka falenderuar shtetin Italian për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën gjatë këtyre viteve dhe veçanërisht gjatë kësaj kohe të vështirë të pandemisë.