Kosova i humbi rreth 300 milionë euro përshkak të mos anëtarësimit në ENTSO

17.03.2019

Mosanëtarësimi në Rrjetin Energjetik Evropian i ka shkaktuar Kosovës humbje rreth 300 milionë euro, që nga paslufta, mjete që i ka përfituar Serbia. E, kësisoji Serbia për çdo vit fiton nga 17 milionë euro. Anëtari i Bordit të Odës së afarizmit të Kosovës, Hamdi Malushaj thotë për televizionin publik se përveç humbjeve të mëdha materiale, […]

Kosova i humbi rreth 300 milionë euro përshkak të mos anëtarësimit në ENTSO Foto: Ilustrim

Mosanëtarësimi në Rrjetin Energjetik Evropian i ka shkaktuar Kosovës humbje rreth 300 milionë euro, që nga paslufta, mjete që i ka përfituar Serbia. E, kësisoji Serbia për çdo vit fiton nga 17 milionë euro.

Anëtari i Bordit të Odës së afarizmit të Kosovës, Hamdi Malushaj thotë për televizionin publik se përveç humbjeve të mëdha materiale, Kosova nuk po arrin ta shfrytëzojë as interkoneksionin 400kw me Shqipërinë, që ka kushtuar 33.5 milionë euro.