Kosova e treta në Evropë për nga numri i të infektuarëve me COVID-19

Mikrobiologu Lul Raka thotë se Kosova aktualisht është në vendin e tretë në Evropë sa i përket numrit të rasteve të të infektuarve me COVID-19 në 100 mijë banorë.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë shtoi se ndonëse është shënuar rritje enorme e të infektuarve, imunizimi kolektiv merr kohë, dhe hulumtimet globale kanë treguar se është gati i paarritshëm.

Sipas Rakës gjendja aktuale në javët e fundit po shënon rritje enorme të numrit të rasteve dhe Kosova fatkeqësisht është në vendin e tretë aktualisht në Evropë me numrin e rasteve në 100 mijë banorë, pas Maqedonisë dhe Suedisë.

Duke folur për masat tjera për parandalim, Raka thotë se do të jenë konform situatës që do të zhvillohet këtyre ditëve. Rezultati i masave që janë ndërrmarë në fillim të javës do të shihen javën e ardhshme, me kusht që do të respektohen në të kundërtën do të vazhdojë rritja e numrit të të infektuarve, por rikthimi i karantinimit të plotë unë mendoj se është versioni i fundit.për të mos ardhur deri te ajo, që të mos shkatërrohet ekonomia, shëndeti mendor i qytetarëve mendoj që qytetarët duhet t’i respektojnë masat e thjeshta, si mbajtja e maskës, distanca dhe higjiena.

LEXO EDHE:  12 të vdekur dhe 188 raste me COVID-19 në Kosovë
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.