Kosova e treta në Evropë për incidencën më të lartë, 66.2 raste me COVID-19 në 100 mijë banorë

Mikrobiologu, Lul Raka, ka bërë publik një raport të Bashkimit Evropian ku janë renditur shtetet me rastet e konfirmuara në dy javët e fundit të muajit qershor.

Sipas raportit Kosova renditet e treta me 66.2 raste në 100 mijë banorë, pas Suedisë dhe Maqedonisë

“BASHKIMI EVROPIAN, PËRMES EUROPEAN CENTER FOR DISEASE CONTROL, MË 2.7.2020 PUBLIKOI VLERËSIMIN RAPID TË RREZIKUT PËR EU/EEA, BRITANINË DHE BALLKANIN PERËNDIMOR

• Gjatë 2 javëve të fundit (16-30 Qershor 2020), incidenca e sëmundjes COVID-19 në Evropë është ulur për 12%
• 3 shtetet me incidencën më të lartë janë:

  • Suedia me 149.4 raste në 100.000 banorë,
  • Maqedonia me 99.5/100.000 banorë dhe
  • Kosova me 66.2 raste në 100.000 banorë

OPSIONET PËR PËRGJIGJE:
• Kornizë e fortë e monitorimit, për të përcjellë situatën epidemiologjike, për zbulimin e shpejtë të rritjes së transmetimit, dhe për vlerësimin e ndikimit të intervenimeve të kryera.
• Strategji e zgjeruar e testimit, që synon testimin gjithëpërfshirës të të gjithë individëve që shfaqin simptoma të COVID-19.
• Kornizë për gjurmimin e kontakteve, të bazuar në testime të gjera, gjetjen aktive të rasteve, zbulim të hershëm të rasteve, izolimin dhe karantinimin e tyre dhe përcjelljen e vazhdueshme të kontakteve.
• Identifikimi i shpejtë dhe hetimi i vatrave të epidemisë të lidhura me mjedise specifike, me zbatimin e masave të rregullta parandalimit dhe kontrollit .
• zbatimi i qëndrueshëm dhe afatgjatë i masave jofarmaceutike (distancë fizike, maskë, higjienë e duarve)
• Strategji e fortë e komunikimit të rrezikut, me të cilën duhet t’i rikujtojë qytetarët se pandemia nuk ka mbaruar” ka shkruar Raka.

LEXO EDHE:  Edhe sot asnjë rast me COVID-19 në Suharekë, 172 në qytetet tjera
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.