Kosova e para për eksport të rasteve me COVID-19 në Austri

18.08.2021

Shumica e infeksioneve janë marrë në vendet e pushimeve si në Kosovë, Maqedoni, Bosnje, Kroaci, raportojnë mediat austriake. Numri i personave të infektuar me COVID-19 po rritet çdo ditë në Austri. Të kthyerit nga pushimet janë përgjegjës për këtë. 240 raste të reja u regjistruan zyrtarisht në Austrinë e Epërme në 24 orët e fundit. […]

Kosova e para për eksport të rasteve me COVID-19 në Austri Foto: Ilustrim

Shumica e infeksioneve janë marrë në vendet e pushimeve si në Kosovë, Maqedoni, Bosnje, Kroaci, raportojnë mediat austriake.

Numri i personave të infektuar me COVID-19 po rritet çdo ditë në Austri. Të kthyerit nga pushimet janë përgjegjës për këtë. 240 raste të reja u regjistruan zyrtarisht në Austrinë e Epërme në 24 orët e fundit. Vetëm në Vjenë pati një rritje më të madhe me 328 raste të reja.

Numri i pacientëve që duhet të trajtohen në spitale po rritet vazhdimisht. Të mërkurën ishin 48 (6 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv), që është një rritje prej 10 personash në vetëm 24 orë.

Por pse numrat po rriten kaq shpejtë kohët e fundit?

“Në ditët e fundit, shumë infeksione të reja – rreth një e katërta – mund të gjurmohen tek udhëtarët dhe të kthyerit nga pushimet. Sot (e mërkurë) 85 nga 240 raste të reja, apo edhe një e treta, vijnë nga ta” citojë mediat austrikae, transmeton SuharekaOnlin.

Dhe të infektuarit kthehen në Austri nga këto vende. Kosova (23), Maqedonia e Veriut (13), Bosnja (12), Kroacia (9), Turqia (8), Italia (6), Serbia (5), Sllovenia (3), Republika Çeke (2), Spanja, Greqia , Islanda dhe Portugalia (1).

Ndryshe ditë më parë Kosova renditej e katërta për eksport të rasteve me COVID-19 në Slloveni dhe e treta në Zvicër.