Kosova e para në Evropë për nga numri i të infektuarëve me COVID-19

Kosova e para në Evropë për nga numri i të infektuarëve me COVID-19
Herolind Bytyçi

15.07.2020 / Lajme

Sipas një statistike të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Epidemive, Kosova qëndron e para në tabelë, me një mesatare prej 124 rasteve të reja në 100 mijë banorë.

Kjo statistikë është bërë përgjatë 14 ditëve të fundit.

Në këtë janë përfshirë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian si dhe ato të Ballkanit.

Sipas tabelës, pas Kosovës numrin më të madh të rasteve ka Mali i Zi, pastaj Luksenburgu, Maqedonia e Veriut etj.

RAPORTO