Kosova e para në botë për nga numri i vdekjeve nga COVID-19 në 1 milion banorë

13.08.2020

Themeluesi dhe drejtori i Institutit për Hulumtime “Scripps”, Eric Topol, i cili është edhe profesor i mjekësisë molekulare, në llogarinë e tij zyrtare në Twitter ka publikuar një tabelë, në të cilën janë paraqitur të dhënat për rastet e vdekjeve nga COVID-19 nëpër botë. Sipas tabelës, Kosova renditet e para për raste të vdekjeve nga […]

Kosova e para në botë për nga numri i vdekjeve nga COVID-19 në 1 milion banorë Foto: Ilustrim

Themeluesi dhe drejtori i Institutit për Hulumtime “Scripps”, Eric Topol, i cili është edhe profesor i mjekësisë molekulare, në llogarinë e tij zyrtare në Twitter ka publikuar një tabelë, në të cilën janë paraqitur të dhënat për rastet e vdekjeve nga COVID-19 nëpër botë.

Sipas tabelës, Kosova renditet e para për raste të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë, e ndjekur nga Peru, Bolivia, Meksika dhe Panamaja.

Kosova për numrin e vdekjeve në 1 milion banorë e ka lënë prapa edhe Amerikën e cila renditet në vendin e 9-të.