Kosova e Kroacia me marrëveshje bashkëpunimi në arsim

Kosova e Kroacia me marrëveshje bashkëpunimi në arsim
F K

26.08.2019 / Lajme

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi dhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në fushën e arsimit të mesëm dhe arsimit të lartë.

Ministri Bytyçi tha se kjo marrëveshje vjen si rezultat i angazhimeve të përbashkëta, me konkretizimin e së cilës do të përfitojnë të rinjtë e të dyja vendeve dhe është me rëndësi që kjo marrëveshje përfshinë jo vetëm arsimin e lartë, por edhe bashkëpunimin në fushën e arsimit të mesëm.

Ndërsa, ambasadorja Kapitanoviq theksoi se është me rëndësi që programet e parapara të realizohen në mënyrën më të mirë të mundshme.

RAPORTO