Bizneset Vende Pune Ofertat

Kosova duhet ndjekur 4 hapa kushtetues deri te arritja e marrëveshjes me Serbinë

Kosova duhet ndjekur 4 hapa kushtetues deri te arritja e marrëveshjes me Serbinë

07.01.2019 Lajme

Kosova duhet të respektojë katër hapa kushtetues deri te arritja e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, instituti EPIK përmes një njoftimi për media ka sqaruar hapat kushtetues që duhet të i ndjek Kosova deri tek arritja e marrëveshjes me Serbinë.

Sipas këtij instituti këta janë katër hap kushtetues që duhet respektuar për të arritur deri te marrëveshja përfundimtare me Serbinë.

EPIK njoftoi se që nga shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008, Kosova ka arrit të konsolidoj shtetësinë e saj duke u njohur nga më shumë se 100 vende të botës si shtet sovran dhe i pavarur. Çështja e pavarësisë së Kosovës dhe raportit të saj me të drejtën ndërkombëtare është konfirmuar edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si organi më i lartë gjyqësor i bashkësisë ndërkombëtare, i cili ka legalizuar Deklaratën e Pavarësisë si normën bazike të Kushtetues tonë.

Po ashtu, EPIK tha se Kosova i takon sistemit të demokracive kushtetuese parlamentare, ku vetëm Kuvendi ka të drejtën për kontroll mbi negocimin dhe lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare nga neni 18.1 i Kushtetutës, përkatësisht lidhur me çështjet që kanë të bëjnë, ndër tjera, me territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake etj.

Në shumicën e shteteve qe i takojnë sistemit kushtetues parlamentar, kontrolli mbi negociatat për këto marrëveshje ndërkombëtare dhe vetë lidhja e tyre rregullohen me ligj te veçante ku shprehimisht përcaktohet mënyra e fitimit te mandatit dhe kushtet e negocimit për çështjet që kanë të bëjnë me territorin dhe çështjet tjera të sipërpërmendura. Në Kosovë ketë e bënë ligji respektiv që normon materien e lidhjes dhe përfundimit te zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Kuvendit dhe askujt tjetër i takon që, në cilësinë e përfaqësuesit të sovranit, të marrë vendim lidhur me formatin e dialogut me Serbinë përmes një vendimi të detyrueshëm që themelon dhe mandaton një trupë me një shumicë te kualifikuar për dialogim me Serbinë me qëllim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve substanciale me këtë shtet dhe që kanë të bëjnë me çështjet nga neni 18.1 i Kushtetutës.

Në fund procesit negociator, marrëveshja e negociuar duhet të ratifikohet në Kuvendin e Republikes së Kosovës me 80 vota të të gjithë deputetëve.

Nga kjo që u tha më lartë, nëse analizojmë sistemet qeverisëse të vendeve të Bashkimit Evropian ekzistojnë tri sisteme të qeverisjes: presidencializmi, gjysëm-presidencializmi dhe parlamentarizmi. Ky i fundit përbënë formën më dominuese të kushtetutave Evropiane. Në të gjitha këto vende, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si sistem i pastër presidencial, i takon vetëm Kuvendit dhe askujt tjetër për të negociu dhe vendos çështjet që kanë për objekt territorin, paqen, luftën dhe kufijtë shtetëror.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Sigurimi Internacional Sigurime Brigada 123,
Kosovë
SuharekaOnline Media Rr. Brigada 123, pn, 23000 Suharekë,
Kosovë
N.T.P NEON Tjera Xhavit Bajraktari (Rruga Tranzit),
Kosovë
Udhëto & Pusho Sh.p.k Tjera Rr. Brigada 123, Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende28 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë