Kosova dhe Kroacia së shpejti me marrëveshje në fushën e blerjeve ushtarake

  • 29.09.2021
Kosova dhe Kroacia së shpejti me marrëveshje në fushën e blerjeve ushtarake

Ky i fundit e falënderoi ministrin Mehaj për pranimin e ftesës për pjesëmarrjen në panairin e njohur, ASDA 2021, në qytetin e Splitit të Kroacisë. Gjithashtu, në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në këtë takim u diskutua për potencialin e bashkëpunimit të ardhshëm tekniko-ushtarak në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë. Bashkëbiseduesit gjitashtu ripërsëritën rëndësinë e dialogut strategjik midis dy vendeve në kontekstin e interesit të përbashkët për stabilitetin e Evropës Juglindore.


Në mes tjerash, ministri Mehaj dhe ministri kroat, Banozic u pajtuan për realizimin e marrëveshjes në fushën e blerjeve ushtarake “Shtet me shtet”, për mundësinë e pjesëmarrjes në operacione të përbashkëta paqeruajtëse, si dhe për Memorandumin e ri të Mirëkuptimit mes dy ministrive të mbrojtjes, që pritet të nënshkruhet së shpejti në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi, ministri Mehaj vlerësoi lart rolin dhe kontributin e madh të kontingjentit kroat në kuadër të KFOR-it. Po ashtu, ministri Mehaj dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e njoftuan ministrin Banozic, mbi situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë, veçanërisht për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Sa i përket bashkëpunimit shumëpalësh dhe duke pasur parasysh që Republika e Kroacisë kryeson Nismën Rajonale, SHBA-Karta e Adriatikut (A5) si dhe Bashkëpunimin e Mbrojtjes të Evropës Qendrore këtë vit, ministri Mehaj mori ftesën nga ministri Banozic, për pjesëmarrje në takimet e ardhshme në nivelin e ministrave të mbrojtjes të të dy nismave.

“Republika e Kroacisë është partner i fuqishëm rajonal me të cilin do të rrugëtojmë së bashku në perspektivën e sigurtë zhvillimore në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, theksoi me këtë rast ministri Armend Mehaj.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë