Kosova bëhet me ligj për luftimin e COVID-19, dënimet nga 35-500 euro

14.08.2020

Kuvendi i Kosovës me 77 vota për dhe 7 abstenime ka miratuar sot Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19. Ligji ka vetëm tetë nene. Në të thuhet se ‘ligji ka për qëllim që të krijojë hapësirën e domosdoshme juridike për autoritetet me qëllim të luftimit dhe parandalimit të pandemisë”. Të gjithë ata të […]

Kosova bëhet me ligj për luftimin e COVID-19, dënimet nga 35-500 euro Foto: Ilustrim

Kuvendi i Kosovës me 77 vota për dhe 7 abstenime ka miratuar sot Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.

Ligji ka vetëm tetë nene. Në të thuhet se ‘ligji ka për qëllim që të krijojë hapësirën e domosdoshme juridike për autoritetet me qëllim të luftimit dhe parandalimit të pandemisë”.

Të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro, ata që nuk respektojnë distancën poashtu do të dënohen me 35 euro.

Dënime më të larta parashihen për ata që nuk respektojnë orarin e kufizimit të lëvizjes ku dënimi është 200 euro, kurse për ata që nuk respektojnë izolimin dënimi është 500 euro.