Korriku muaji i ‘zi’, 173 viktima nga COVID-19 në Kosovë

01.08.2020

Muaji korrik i këtij viti ishte muaji më tragjik sa i përket vdekjeve nga COVID-19, që nga marsi kur u paraqiten rastet e para, pasi që vetëm gjatë këtij muaji, 173 qytetarë të Kosovës të infektuar me koronavirus, e humbën betejën me këtë sëmundje. Më 1 korrik 2020, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti […]

Korriku muaji i ‘zi’, 173 viktima nga COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Muaji korrik i këtij viti ishte muaji më tragjik sa i përket vdekjeve nga COVID-19, që nga marsi kur u paraqiten rastet e para, pasi që vetëm gjatë këtij muaji, 173 qytetarë të Kosovës të infektuar me koronavirus, e humbën betejën me këtë sëmundje.

Më 1 korrik 2020, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ishin regjistruar 54 raste të vdekjeve, të cilët pacientë ishin tashmë duke vuajtur edhe nga sëmundje të tjera.

Ndërkaq, në raportin e publikuar dje, në ditën e fundit të muajit korrik, numri i të vdekurve ka arritur në 227 viktima.

Teksa korriku nisi në Kosovë me vetëm 1 mijë e 293 raste aktive, po përfundon me 3 mijë e 525 raste aktive me COVID-19.

Kurse sa i përket numrit total të rasteve pozitive, më 1 korrik, sipas komunikatës së IKSHPK-së ishin 2 mijë e 991 raste pozitive, ndërkaq sot më 31 korrik janë 8 mijë e 330 raste pozitive.

Komuna e Prishtinës qëndron më së keqi sa i përket statistikave për të infektuarit dhe të vdekurit nga COVID-19.