Ministria e Shëndetësisë do të mbajë sot konferencë për media, rreth situatës në vend pas konfirmimit të 20 rasteve me koronavirus Covid-19.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, MSH’ja ka bërë me dije se konferenca do të mbahet në ora 15:30, në ndërtesën e ministrisë.
“Ju ftojmë të merrnipjesë në konferencën për media, të cilën Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia do ta mbaj sot (e enjte, 19 mars 2020), duke filluar nga ora 15:30 në Ministri të Shëndetësisë”, thuhet në komunikatë.