Virusi COVID-19 është shpallur këto momente pandemi nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ky hap ka ardh pasi që Coronavirusi tashmë është shpërndarë në gati të gjitha vendet e botës, këtu ku Kosova ende bën përjashtim.

Një pandemi është përhapja e një epidemie në nivel global. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për një ngjarje të sëmundjes që do të quhet një pandemi, ajo duhet të plotësojë dy kushte.

Një, ajo duhet të përhapet në të gjithë botën nga një komb në tjetrin. Së dyti, shfaqja e sëmundjes duhet parë, që do të thotë se njerëzit që janë të sëmurë duhet të tregojnë shenja.