14.09.2019, 9:25

Kontestohet diplomacia e ripërtërirë nga Qeveria në dorëheqje

Ndonëse në dorëheqje, Ministria e Punëve të Jashtme një muaj më parë ka bërë emërimin e gjashtë ambasadorëve të Kosovës në disa shtete të botës.

Mirëpo njohës të fushës së drejtësisë këto emërime i kanë parë si të kundërligjshme, madje kanë kërkuar nga presidenti i vendit që të mos i dekretojë këta ambasadorë.

Po bëhet gati një muaj prejse Ministria e Punëve të Jashtme i ka emëruar gjashtë ambasadorë të karrierës në disa vende të botës. Këto emërime Ministria e Punëve të Jashtme i ka bërë një muaj pas dorëheqjes së shefit të Qeverisë Ramush Haradinajt, të cilat po shihen si jolegjitime nga njohësit e çështjeve të drejtësisë.

LEXO EDHE:  Arbër Bullakaj nuk arrin të bëhet deputet por zë vendin e parë plotësues

Madje ata theksojnë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk duhet ta bëjë dekretimin e ambasadorëve të emëruar nga një ministri që është në dorëheqje. Të emëruarit në pozitën e ambasadorit janë: Ilir Dugolli, ambasador në Turqi, Frymëzim Isufaj në Britani të Madhe, Lulzim Mjeku në Arabi Saudite, Lendita Haxhitasimi në Itali, Lulzim Pllana në Austri e Adriatik Kryeziu në Kanada, shkruan gazeta “Zëri”.

Ndonëse një kohë të gjatë këto ambasada kanë qëndruar pa ambasadorë, vendimi për emërimin e diplomatëve u mor në prag të zgjedhjeve.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.