Konsumi i energjisë elektrike rritet për 23.11%

12.11.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për tremujorin e tretë (TM3) 2021 Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë. Gjatë tremujorit të tretë të […]

Konsumi i energjisë elektrike rritet për 23.11% Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për tremujorin e tretë (TM3) 2021

Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021 (TM3 2021) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 1.88 milionë ton. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale ishte 1 358.2  GWh dhe në hidrocentrale ishte rreth 41.1 GWh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë këtij tremujori, Kosova ka importuar 919.9 GWh energji elektrike, derisa ka eksportuar 841.7 GWh energji elektrike.

Në TM3 2021, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 125.9 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2020), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 23.11%.