Konkursi për policë/ Kandidatët do t’i nënshtrohen testit psikologjik

05.12.2023

NJOFTIM: Faza e testimit psikologjik dhe kontrollimit  mjekësorë për zyrtar policor sipas konkursit të shpallur nga data 18.04.2023 deri me datën 30.05.2023 Kandidatët nga lista e publikuar duhet të paraqiten me kohë në vendin ku është paraparë mbajtja e testit psikologjik dhe kontrollimit mjekësore. Testi Psikologjik vazhdon sipas orarit në listën e bashkangjitur. Kandidatët e […]

Konkursi për policë/ Kandidatët do t’i nënshtrohen testit psikologjik Foto: Ilustrim

NJOFTIM: Faza e testimit psikologjik dhe kontrollimit  mjekësorë për zyrtar policor sipas konkursit të shpallur nga data 18.04.2023 deri me datën 30.05.2023

Kandidatët nga lista e publikuar duhet të paraqiten me kohë në vendin ku është paraparë mbajtja e testit psikologjik dhe kontrollimit mjekësore.

Testi Psikologjik vazhdon sipas orarit në listën e bashkangjitur.

Kandidatët e ftuar për test psikologjik duhet të paraqiten me datën e caktuar në orar nga ora 08:00 në SHSKUK ( Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në objektin e Mjekësisë Sportive ( hyrja te Spitali Amerikan ), ndërsa për kandidatët që e kalojnë me sukses fazën e testit psikologjik, ekzaminimi mjekësor është në po të njëjtin vend, pasi që paraprakisht të kenë dhënë analizat laboratorike në Klinikën e Biokimisë (objekti i Qendrës Emergjente).

Kandidatët me vete duhet të kenë:

• Letërnjoftimin ose pasaportën valide

• Laps kimik.

Vetëm kandidatët që përfundojnë me sukses testimin psikologjik do të informohen  të njëjtën ditë nga zyrtari përgjegjës për datën dhe kohën e mbajtjes së  kontrollimit mjekësorë.

Lista e kandidatëve