[KONKURS] për ushtar aktiv për shërbim në Ushtrinë e Kosovës

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës dje ka shpallur zyrtarisht konkursin publik për rekrutimin e rekrutëve (OR1) – ushtarëve që do të shërbejnë në komponentën aktive të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Afati i konkurrimit do të jetë deri më 22 shkurt 2019.

Skënder Zhitia drejtor i personelit në Ministrinë e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, tha se konkursi është shpallur në bazë të planit dhe plani është 10 vjeçar.

“Departamenti ka hartuar planin për rekrutimin e ushtarëve të rinj”, tha ai sot në “Studio të Hapur”, në RTK3.

Kriteret e përgjithshme për rekrut/OR1 të FSK-së janë:
• Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
• Të këtë të përfunduar shkollën e mesme;
• Të jetë i moshës 18-23 vjeç;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të zotërojë aftësitë e nevojshme shëndetësore e fizike për vendin e shërbimit;
• Të mos jetë i dënuar për vepër penale, me vendim të formës së prerë.

Procedurat e shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes:
• Shqyrtimi fillestar i aplikacioneve;
• Testi i aftësive;
• Testi fizik;
• Intervista me shkrim dhe me gojë;
• Testi mjekësor;
• Trajnimi;
• Verifikimi;
• Emërimi;
• E drejta e ankesës.

Dokumentet e kërkuara për aplikim:
• Diploma (dëshmi) e shkollimeve të mesëm të përfunduar;
• Dëshmi, certifikata, mirënjohje (nëse posedon);
• Certifikatën e lindjes (jo më të vjetër se 6 muaj);
• Certifikatën e shtetësisë;
• Vërtetimin nga gjykata që nuk është nën hetime apo i ndjekur penalisht (origjinali);
• Kopje të letërnjoftimit apo pasaportës;
• Dy fotografi të formatit (5 cm x 5 cm).

Shënim:
Shtetasit e Republikës së Kosovës mund të pranohen në Forcën e Sigurisë së Kosovës pasi të kenë plotësuar kërkesat dhe kriteret e përgjithshme të përzgjedhjes. Pranimi bazohet në gjendjen shëndetësore dhe fizike dhe sipas nevojave e prioriteteve të FSK-së dhe pas përfundimit me sukses të procedurës së miratuar për rastet në të cilat kërkohet verifikimi i kontrollit të sigurisë, respektivisht pastërtisë së figurës, sipas legjislacionit përkatës në fuqi dhe akteve të brendshme nënligjore të ministrisë.
Pranimi në FSK konfirmohet pas përfundimit të trajnimit bazik, gjatë së cilës kohë, kandidatët do të cilësohen si rekrutë (OR1). Pas përfundimit të trajnimit bazik, rekrutët marrin gradën e ushtarit.

Si të aplikoni:
Formularët për aplikim janë në dispozicion në të gjitha kazermat e FSK-së, apo në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, www.mksf-rks.org, apo www.rks-gov.net/mfsk ku gjendet konkursi i shpallur. Formularët duhet të dorëzohen personalisht, në të gjitha kazermat e FSK-së, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim. Kandidatët duhet t’ia bashkëngjisin aplikacionit kopjet e dokumenteve që dëshmojnë përmbushjen e kushteve të nevojshme. Dokumentet e pranuara nuk kthehen. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr.tel. 038-603-199, 038-603-355.

Afati i konkurrimit:
Konkursi është i hapur prej 11.02.2019 deri më 22.02.2019.
Dokumentet e nevojshme mund ti shkarkoni këtu.

RAPORTO