Konjufca: unë nuk e di nëse është shtrenjtuar rryma, qeveria po thotë jo, une s’jam ekspert, KEDS-i ta sqarojë

28.12.2023

Kryeparlamentari Glauk Konjufca nuk e di nëse është shtrenjtuar energjia elektrike. Aitha se nëse është shtrenjtuar, “është gabim”. Kryeparlamentari ka kërkuar që KEDS-i dhe institucionet relevante të japin një shpjegim për këtë çështje. “Kjo çështje sa i përket energjisë elektrike, nëse është shtrejtuar, është gabim. Qeveria po thotë nuk është shtrejtuar. A unë nuk jam […]

Konjufca: unë nuk e di nëse është shtrenjtuar rryma, qeveria po thotë jo, une s’jam ekspert, KEDS-i ta sqarojë Foto: Ilustrim

Kryeparlamentari Glauk Konjufca nuk e di nëse është shtrenjtuar energjia elektrike. Aitha se nëse është shtrenjtuar, “është gabim”.

Kryeparlamentari ka kërkuar që KEDS-i dhe institucionet relevante të japin një shpjegim për këtë çështje.

“Kjo çështje sa i përket energjisë elektrike, nëse është shtrejtuar, është gabim. Qeveria po thotë nuk është shtrejtuar. A unë nuk jam ekspert i kësaj pune”, tha ai mbrëmë në Klan Kosova.

Konjufca tregoi se sa i erdhi fatura këtë muaj.

“E tash po më ngushton se po ma bën një pyetje private. Mirëpo, meqenëse mundesh me shku në KEK me e këqyrë, po të kallxoj drejt: 36 euro më ka ardhë”, tha kryeparlamentari.

Ai u pyet nëse ka qenë shifra më e lartë sesa muajin paraprak, duke e pohuar këtë gjë.

Por vazhdoi ta theksonte se nuk është i informuar për këtë.

“Nuk jam i informuar për këtë çështje. Do me thënë nuk e di sa ka qenë atje në bursë, nuk e di saktë sa i ka Kosova tarifat e sakta. Vërtetë nuk jam njohës i kësaj çështjeje. Mendoj që duhet me e pyet ndonjë ekspert”, tha Konjufca.

“Qe psh, KEK-u po mendoj e çka janë ata tjerët po na dëgjojnë dhe ish dashtë me dalë me një reagim”, tha ai. “Mendoj që duhet me dalë dhe duhet me e shpjegu. Ama me e shpjegu drejtë. E kanë obligim bre”.

Konjufca tha se “nëse ata lajmërojnë që ka shtrenjtim, atëherë këtu ndodh një pakënaqësi”.

Kryeparlamentari kërkoi përgjigje në këto pyetje: “Sa kushton te ne prodhimi i energjisë elektrike? Sa ka qenë fatura dhe sa kanë qenë tarifat për muajin tetor, për muajin nëntor dhe për muajin dhjetor?”.

“Po i bëj thirrje publike. Ky është roli im si kryetar i Parlamentit. Unë nuk jam ekspert i energjisë dhe i këtyre gjërave, por i bëj thirrje…”, tha ai.