Konjufca thotë se në fund të marsit formohet qeveria

10.03.2021

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka treguar se kur do të formohet Qeveria Kurti 2. Në një intervistë për telegrafin, Konjufca ka deklaruar se Qeveria Kurti 2 do të formohet deri më datë 25 mars, e sipas tij do të ketë më së paku 64 vota. […]

Konjufca thotë se në fund të marsit formohet qeveria Foto: Ilustrim

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka treguar se kur do të formohet Qeveria Kurti 2.

Në një intervistë për telegrafin, Konjufca ka deklaruar se Qeveria Kurti 2 do të formohet deri më datë 25 mars, e sipas tij do të ketë më së paku 64 vota.

Kurse për zgjedhjen e Presidentit të vendit ai u shpreh se do të ndodhë menjëherë pas formimit të Qeverisë, saktësisht sipas tij deri më datë 10 prill.

“Unë mendoj që qysh tash kur po flasim, numrat janë. Unë mendoj që minimumi i numrave për zgjedhjen e Qeverisë Kurti do të jetë 64-65. Kjo është minimumi. Deri tash nuk ka diskutime me parti të tjera”, tha Konjufca