Konjufca pret zëvendëskryeministrin belg Maxime Prévot, flitet për integrimin evropian

16.04.2026

Glauk Konjufca ka pritur në një takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prévot, gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Konjufca pret zëvendëskryeministrin belg Maxime Prévot, flitet për integrimin evropian Foto: Ilustrim

Gjatë takimit u theksua se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës janë të forta dhe të qëndrueshme, të ndërtuara mbi mbështetjen e hershme dhe të vazhdueshme për shtetndërtimin dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës.

Palët diskutuan për avancimin e bashkëpunimit, me fokus në politikën e jashtme dhe proceset integruese, si dhe për mbështetjen e Belgjikës në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Në takim u diskutua edhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe në fushën e mbrojtjes, duke shqyrtuar mundësi të reja për zgjerimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More