Konjufca: Nëse bëhen edhe pesë deputetë të tjerë, rrëzohet Qeveria

Glauk Konjufca, shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes duke i rënë shkurt tha se “Ne jemi të gatshëm për rrëzimin e Qeverisë ‘Haradinaj’ me votat e Listës Serbe”.

Glauk Konjufca, shprehi pakënaqësi tek Qeverisja e Haradinaj, duke u bazuar në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, tha se nëse bëhen edhe pesë deputetë të tjerë, ne jemi të gatshëm ta rrëzojmë Qeverinë.

Po ashtu, Konjufca tha se: “Ne në momentin që bëjmë 61 deputetë në shkojmë në mocion votëbesimi. Na sillni edhe pesë deputetë [nga Lista Serbe], sepse i kemi 57, një për siguri”.

Sipas Konjufcës rrëzimi i Qeverisë duhet të bëhet për shkak që Ramush Haradinaj nuk është aq kundër presidentit Thaçi.

“Ne jemi të gatshëm për rrëzimin e Qeverisë, pasi Ramush Haradinaj nuk është aq kundër Hashim Thaçit sa po duket”, shtoi ai.

“Ne jemi të gatshëm për një tryezë e partive. Ku partitë politike tregojnë arsyet pse duhet rrëzuar kjo Qeveri. Nuk mundemi në të thatë të themi po e rrëzojmë Qeverinë” tha ai, raporton ‘Telegrafi’.

RAPORTO