Konjufca: Gabim i rëndë i këshilltarit të Kurtit, asnjë argument se UÇK-ja ka bërë krime

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk pajtohet me deklaratat e këshilltarit të kryeministrit Kurti, Shkelzen Gashi, për UÇK-në.

“Është gabim i rëndë, unë nuk mendoj se UÇK ka bërë krime. Me thanë UÇK ka bërë krime duhet me ardhë më një konkluzion duke filluar prej Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së duke e argumentuar që ka bërë krime, a ka ba sipas një doktrine me plan të qartë, ku mbrapa saj qëndron krejt struktura. Për UÇK-në kërkush nuk ka mujt me argumentu një pretendim të tillë, as Gjyqi i Hagës as asnjë pretendim tjetër në botë, mundesh me thanë individ i caktuar”, tha ai.

Sipas Konjufcës, deklaratat e Gashit janë gabime fundamentale.

“Unë nuk isha pajtu me një këshilltar të tillë, dhe nuk kishte me qenë në kabinetin tim. Gabimi në koncepcion është i rëndë”, ka shtuar tutje ai.

I pyetur nëse duhet të shkarkohet pas deklaratave skandaloze, ai është përgjigjur:

“Ai i përket kryeministrit Kurti, nuk më përket mua. Me z. Gashi në këtë pikë nuk pajtohem fare, raportin e Dick Martyt e njoh më mirë se ai, e kam studiuar gjatë. Raporti i Dick Martyt është inicuar nga Rusia”, ka thënë Konjufca në Tv Dukagjini.

“Mocion për trafikimin e organeve në Kosovë, gjatë konflikit në Kosovë dhe për trajtjmin çnjerëzor në Kosovë (viti 2008) në vitin 2010 atë tem e rimerr Dick Marty, a nuk po ju doket e çuditshme me kon titulli i njejtë? Tash argumenti i parë që z.Gashi nuk e din apo nuk po don me tregu”, ka thënë ai.

“Raporti i Dick Martyt është i ndytë. Sa i përket raportit të tij, kur e vulos terminologjinë që neve na ka dëmtu shumë. Ai raport është i mbushur me të pavërteta, është i ndytë”.

RAPORTO