Kongresi amerikan kërkon drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë

12.04.2025

Kongresistët amerikanë kanë propozuar një rezolutë që kërkon drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Presidentja Vjosa Osmani e ka mirëpritur këtë nismë dhe ka shprehur shpresën për miratimin e saj.

Kongresi amerikan kërkon drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë

“Falënderoj ligjvënësit amerikanë që kërkuan drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës gjenocidale të Serbisë kundër popullit të Kosovës,” tha Presidentja Osmani në një postim në platformën X. “Zërat e të mbijetuarve tanë – si ai i Vasfijes dhe i Shyhretes – thyen heshtjen dhe u dhanë forcë mijëra të tjerëve. Për të gjithë ata, drejtësia nuk është një zgjedhje – ajo është një e drejtë e mohuar prej kohësh.”

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e kësaj rezolute, veçanërisht në prag të 14 prillit, Ditës Kombëtare të Kosovës për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës. “Derisa i afrohemi 14 Prillit – Ditës Kombëtare të Kosovës për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës – kjo njohje është një hap i fuqishëm përpara. Pres me padurim miratimin e kësaj rezolute,” shtoi ajo.

Etiketat

Ofertat e fundit