Policia e Kosovës sot në Zveçan ka konfiskuar një motobarkë.

Këtë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se kjo motobarkë dyshohet që i takon ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.