Konfirmohet nga Gjykata Speciale: Kadri Veseli është liruar për të vizituar babën në spital

Konfirmohet nga Gjykata Speciale: Kadri Veseli është liruar për të vizituar babën në spital
Çlirim Gashi

02.05.2021 / Lajme

Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është liruar për vizitë nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte.

Sipas zëdhënëses së Dhomave të Specializuara, Angela Griep për KlanKosova ka thënë se ish-kryetari i Kuvendit është liruar për t’i vizituar familjarët e ngushtë.

Bëhet fjalë për babanë e tij që ndodhet në  spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, pasi gjendja e tij shëndetësore është jo e mirë.

Babai i tij ka pësuar sulm në tru dhe se tani është i shtrirë në spitalin e neurologjisë.

RAPORTO