Konfirmohet, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Procesin e Berlinit

para 26 dite

Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet të hënën dhe të martën e javës së ardhshme në Berlin.

Konfirmohet, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Procesin e Berlinit

Kështu ka konfirmuar këshilltari i Kurtit, Jeton Zulfaj, në një konferencë për media.

“Kryeministri do të marrë pjesë siç ka marrë pjesë në të gjitha samitet deri tash”, tha ai.

LEXO EDHE:  Premtimet e opozitës për paga, Kurti: Emisionet humoristike dhe qeverisja e përgjegjshme nuk duhet ngatërruar

Për dhjetëvjetorin, Samiti i Procesit të Berlinit 2024 do të mbahet në Berlin më 14 tetor, me përfaqësues nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e BE-së.