Konfirmohet ftesa e radhës nga Gjykata Speciale për ish-komandantin e UÇK-së

05.12.2019

Gjykata Speciale ka filluar shpeshtimin e ftesave për intervistim për ish-ushtarët dhe ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Tanimë ka arritur edhe ftesa e radhës nga kjo Gjykatë, bëhet fjalë për Nehat Bashën, ish-komandant i brigadës 125, që sot ka pranuar ftesën nga dhomat e specializuara. Kështu ka konfirmuar kryetari i OVL-së së UÇK-së, […]

Konfirmohet ftesa e radhës nga Gjykata Speciale për ish-komandantin e UÇK-së Foto: Ilustrim

Gjykata Speciale ka filluar shpeshtimin e ftesave për intervistim për ish-ushtarët dhe ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Tanimë ka arritur edhe ftesa e radhës nga kjo Gjykatë, bëhet fjalë për Nehat Bashën, ish-komandant i brigadës 125, që sot ka pranuar ftesën nga dhomat e specializuara.

Kështu ka konfirmuar kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

Më poshtë edhe postimi i plotë i para pak çasteve:

“Sot mora lajmin për thirrjen e komandantit Nehat Basha nga gjykata speciale. Edhe ky i nderuar do të dali faqebardhë si gjdo luftëtar i drejt i UÇK’së”.