Konfirmohen datat se kur do të intervistohet i ftuari nga Gjykata Speciale

Lahi Brahimaj, ish-pjestari i UÇK-së, së fundmi është ftuar për intervistim nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara , i cili këtë njoftim vetë Brahimaj e konfirmoi, ku tha se do t’i përgjigjem kësaj ftese.

Lahi Brahimaj, përgjatë një lidhje telefonike, për emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ai ka thënë se është ftuar për intervistim në datat 1, 2 dhe 3 mars.

Po ashtu, ish-pjestari i UÇK-së, Lahi Brahimaj tha se: “Pak rëndësi ka nëse do të jem i akuzuar apo dëshmitar. Edhe unë edhe zoti Haradinaj dhe krejt pjesa e UÇK-së ka bashkëpunuar me Tribunalin. Në kohën kur kam qenë deputet unë kam votuar kundër këtij Tribunali, sepse e kam konsideruar si të padrejtë ndaj Kosovës, pasi kjo është një gjykatë vetëm për shqiptarët”, raporton “Telegrafi”.

Brahimaj shtoi se, unë do të respektojë votën e Parlamentit dhe se do t’i përgjigjem kësaj ftese.

“Si një luftëtar i mirë që jam, do të respektoj votën e Kuvendit dhe do të bashkëpunoj me këtë Tribunal edhe pse ky është në dëm të shqiptarëve. Megjithatë, do ta bëj krenar popullin tim, UÇK-në, bashkëluftëtarët e mi, ashtu si edhe si i kam bërë krenarë herëve tjera”, shtoi ai.

RAPORTO