Konfirmohen 8 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë

12.10.2022

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 119 testime 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv COVID-19. Po ashtu, nga Ministria e Shëndetësisë në raport kanë bërë të ditur se janë shëruar 4 qytetarë. Ndërkaq, numri total i rasteve aktive me […]

Konfirmohen 8 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 119 testime 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv COVID-19.

Po ashtu, nga Ministria e Shëndetësisë në raport kanë bërë të ditur se janë shëruar 4 qytetarë.

Ndërkaq, numri total i rasteve aktive me këtë virus është 19.

Sa i përket vaksinimit kundër COVID-19, brenda 24 ore janë vaksinuar 14 qytetarë, kurse nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri tani janë dhënë 1,836.343 doza të vaksinës anti-COVID.